Labi ka takuar ikonën e muzikës shqipe Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, krahas angazhimeve të shumta që ka në punë ai po gjenë kohën edhe për gjëra tjera. Labi është mjaft aktiv edhenë rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij. E gjatë ditës së djeshme Labi në llogarinë e tij personale Instagram, ka publikuar një fotografi, teksa shihet afër ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushes. Labi poshtë fotografisë kishte shkruar, se për të është kënaqësi të pijë kafe me krenarinë e Shqiptarisë. “Kënaqesi të pija kafe me miken time dhe të juajën. E dashura jonë krenaria e SHQIPES NEXHMIE PAGARUSHA. Të paqim me jetē të gjatë”, ka shkruar Labi në fotografinë e publikuar në Instagram. Kjo fotografi e Labit, mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.
Kujtojmë se, Nexhmije Pagaursha këtë verë solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.