29,04,2024

Çiklisti ferizajas Qëndrim Guri është përfshirë në një aksident rrugor në Rio de Janeiro

Must Read

22-vjeçari, sipas “DailyMail”, është goditur nga një veturë teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”, autostrada më e madhe në zonën perëndimore të Rios, sot rreth orës 14:00 në kohën lokale në Brazil.

Sipas raportimeve, Guri ishte dërguar menjëherë në emergjencë, por pas kontrollimit u tha nga mjekët se gjendja e tij është stabile.

Garën e tij në Lojëra Olimpike, Guri e përfundoi më 6 gusht, por ka shfrytëzuar mundësinë për të vazhduar në këto lojëra edhe pse është eliminuar.

Anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës kanë konfirmuar për KTV-në aksidentin e Gurit.

“Ai është goditur nga një veturë, është në spital duke marrë trajtim mjekësor dhe shpejt pritet të lirohet”, thuhet në konfirmim.

11_1471375658-1957943

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img