18,12,2025

Challenge Cup, nesër pritet të dihen rivalët e Lubotenit dhe Kastriotit në kupat e Evropës

Must Read

Ferizaj.28.06.2018. Nesër në Luxemburg pritet të hedhet shorti për garat evropiane në kuadër për Challenge Cup (Kupa e Sfidantit), ku Kosova do të përfaqësohet nga dy ekipet ferizajase.
Volejbollistët e KV “Luboteni” dhe klubit të femrave KV “Kastrioti” nesër do të dinë se kënd do ta kenë kundërshtarë në kuadër të garave për Challange Cup të cilat organizohen nga Federata Evropiane e Volejbollit..
Ndryshe “Luboteni” dhe “Kastrioti” janë fitues të Kupës së Kosovës në volejboll e që në këtë sport do ta përfaqësojnë volejbollin Kosovarë në kuadër të garave që organizon Federata e Volejbollit Evropian.
Në këto gara për volejbollistët e “Lubtoenit” është hera e tretë si pjesëmarrës, ndërsa për volejbollistet e “Kastriotit” kjo është hera e dytë në këto gara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img