30,10,2024

Çfarë prone posedon Igor Tanturovski, kryetari i ri anti-korrupsion

Must Read

Igor-Tanturovski-780x439-750x375

Igor Tanturovski është kryetari i ri i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Ai vjen në vend të Goran Milenkov, të cilit i përfundoi mandati. Sipas listës anketuese të cilën ai e ka dorëzuar deri te institucioni me të cilin tani drejton, Tanturovski si pronë personale ka paraqitur tre banesa, një banesë të trashëguar prej 90 metra katrorë në Shkup, banesë në Ohër prej 44 metra katrorë, po ashtu e trashëguar dhe një banesë prej 50 metra katrorë, në posedim përmes Marrëveshjes për shitblerje në Shkup. Për asnjërën nga banesat nuk ka dhënë vlerë.

Si pronë personale ka paraqitur edhe një garazh prej 20 metra katrorë në Shkup, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur një banesë prej 31 metra katrorë në Beograd. Ai drejton një Peugeot 407, me vlerë prej 350 mijë denarë, ndërsa bashkëshortja Reno Clio, me vlerë prej 75 mijë denarë. Ka paraqitur qira mujore prej 15 mijë denarë, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur edhe një qira në vlerë prej 160 euro në muaj. Me bashkëshorten kanë një kredi prej 1.6 milion denarësh, ndërsa si pronë personale ka depozitë të afatizuar prej 30 mijë denarësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img