16,11,2024

Çfarë hanë për drekë disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë

Must Read

Të gjithë kemi dëgjuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, por rëndësi të njëjtë ka edhe dreka.

Njerëzit e suksesshëm njihen për fillimin e ditës me ushtrime fizike dhe mëngjese të shëndetshme – stil i jetesës që shumica nga njerëzit ordinerë nuk e aplikojnë, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë bëjnë ata kur vjen koha e drekës? Me çka ushqehen?

Telegrafi më poshtë ju tregon se çfarë konsumojnë për drekë disa nga personat më të suksesshëm në botë.

Michelle Obama – picë vegjetariane

Ish Zonja e Parë e SHBA-së shpesh han peshk dhe perime për drekë, e ndonjëherë edhe oriz apo patate. Sidoqoftë, përveç këtyre, besohet se ushqimi i saj i preferuar është pica vegjetariane.

Mark Zuckerberg – kryesisht ushqim vegjetarian

Në vitin 2011, themeluesi dhe drejtori i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e kishte kushtëzuar veten që asnjëherë të mos ushqehet me mish, përveç me mishin e kafshës që e mbytë vet ai. Rrjedhimisht, kjo ka bërë që ai të ushqehet kryesisht me ushqime vegjetariane.

Presidenti Trump – çdo gjë që i pëlqen

Në vitin 2015, Trump kishte thënë se i pëlqen thuajse çdo lloj ushqimi, duke filluar nga mishrat, hamburgerët, pastat, etj. Shujta e tij e parë si president i SHBA-ve kishte qenë lobster, mish dhe çokollatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img