Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja Besa Zogaj-Gashi, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Lundim Aliu, zyrtarë të Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese të MZHE-së dhe kompanisë Coderstrust.
Ministri Blerand Stavileci me këtë rast vlerësoi lartë Pilot Projektin ËOË duke theksuar se kjo është një ndër iniciativat më të qëlluara në këtë sektor, që ka për qëllim punësimin e grave në TIK, e që njëherit shkon në linjë me synimin që këtë fushë ta vënë në prioritet, thuhet në komunikatën e ministrisë.
“Duke parë se si po zhvillohen shtetet dhe shoqëritë e tjera, kemi menduar që përveç gjërave të mëdha, t’i bëjmë edhe disa projekte që mund të shpien në komuna të ndryshme të vendit tonë, në mënyrë që ato të jenë drejtpërdrejtë përfitues. Në rastin konkret ju që keni përcjell këtë projekt, zbatimi i të cilit ka mundësuar që një pjesë e madhe të përfitoni përvojë dhe do të keni mundësi të punësoheni”, tha Stavileci.
Ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që ka dhënë në këtë projekt që do të vazhdojë edhe në të ardhmen në kuadër të projekteve të përbashkëta për sektorin e TIK-ut.
.