29,04,2024

Certifikohen 61 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Must Read

Ferizaj.07.07.2017. Me një ceremoni të organizuar sot në ambientet e kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ferizaj “Skënderbeu” është bërë certifikimi i 61 rekrutëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët tani e tutje do të jenë ushtarë të kësaj force.
Në këtë ceremoni ku u certifikuan rekrutë nga komunitetet serb e malazez mori pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi i cili shprehu kënaqësinë që angazhimi i brezave të rinjë po bëhet me qëllime sa më të mira nga të gjitha komunitetet.
“ Ju përgëzoj për këtë hap të rëndësishëm dhe të guximshëm për karrierën tuaj. Institucioni të cilit po i bashkoheni sot është shembulli më i mirë i një institucioni demokratik, shumetnike dhe profesional duke i përfaqësuar më së miri vlerat shtetit tonë të përbashkët” tha në fjalën e tij presidenti Thaqi.
Në këtë aktivitet të FSK-së mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast kryetari Svarqa uroi rekrutët e rinjë duke dëshiruar që angazhimi i tyre të jetë sa më i dobishëm për vendin.
“ Në këtë mënyrë ne po dëshmojmë çdo ditë e më shumë se Kosova po bëhet një vend i mundësive të barabarta edhe për komunitetet pakicë, andaj shpresoj se inkuadrimi juaj në shërbim të Forcës së Sigurisë do të jetë në shërbim të atdheut sa herë ta kërkojë nevoja. Institucionet tona do të jenë të hapura gjithmonë për njerëzit që e duan këtë vend dhe sukseset tona” u ka thënë këtyre të rinjëve kryetari Svarqa pas ceremonisë së certifikimit.
Kryetari Svarqa gjatë kësaj ceremonie ka pasur rast të takojë edhe personalitetet të ndryshme vendore e ndërkombëtare me të cilët ka bashkëbiseduar për proceset të ndryshme. Ai pati një takim të përzemërt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie si dhe me Ministrin në detyrë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demollin me të cilët ndau kënaqësinë që FSK tashmë është bërë një institucion i dëshiruar nga të rinjtë anë e mbanë Kosovës dhe nga të gjitha komunitetet që jetojnë këtu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img