07,11,2025

Ceremonia e zbulimit të shtatores së Idriz Seferit nëpërmjet fotografive

Must Read

Presidenti Thaçi ka thënë se në Gjilan po ngrihet shtatorja e një prijësi të madh të luftërave për mbrojtjen e tokave shqiptare në një hark kohor dyzetvjeçar.“Shtatorja e komandantit dhe strategut të shquar Idriz Seferi po inaugurohet në përvjetorin e 90-të të vdekjes së tij, në vigjilje të 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Cilësitë më të mira të luftëtarit, strategut dhe tribunit popullor, Idriz Seferi i sprovoi në mbrojtjen me armë në dorë të trojeve shqiptare, në bazë të platformës politike dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, u shpreh Presidenti Thaçi. Kreu i shtetit shtoi se Idriz Seferi u shqua për guxim, trimëri dhe gatishmëri për sakrificë, ashtu sikurse edhe burrat e mëdhenj të asaj kohe, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Abdyl Shkupi, Ali Ibër Neza, të cilët nuk u sprapsën asnjëherë nga synimi kryesor, ruajtja e tokave shqiptare nga copëtimi dhe realizimi i idesë për pavarësi.“Me patriotë të palodhur të çështjes shqiptare, si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri dhe figura të tjera të kohës, Idriz Seferi dha një kontribut historik në kryengritjet e viti 1908 – 1912, që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë”, ka thënë presidenti Thaçi. Sipas Presidentit Thaçi, ai është shembull i prijësit të paepur, që nuk rreshti veprimtarinë kryengritëse për asnjë çast.“Me urtësinë e një tribuni popullor, Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku arriti të pajtonte njerëzit në konflikte, me idenë se fati i atdheut qëndron mbi interesin individual”, ka thënë ai. Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, Presidenti Thaçi e ka shpallur edhe formalisht Idriz Seferin, Hero të Kosovës.Presidenti Thaçi i ka uruar gjithë shqiptarët edhe për 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img