26,11,2025

Çeliku arkëton tre pikë të vlefshme, mund “Bashkimin” e Krushës së Madhe me rezultat 3:2

Must Read

Ndeshja mes Kf Çelikut dhe Bashkimit të Krushës së madhe u zhvillua në stadiumin e qytet me ”Bari Sintetik” Prapa e Sallës së Sporteve-Ferizaj.
Ekipi i Çelikut shënoi fitore me rezulltat 3-2.
Gollat për ekipin e Kf ÇELIKU u shënuan: Rexhep Mahmuti (2), dhe Muhamed Qerkini (1).
Ekipi i Çelikut ishte më i mirë në çdo aspekt, kishte më shumë në posedim topin, kishte mundësi edhe më shumë ta thellonte epërsinë.
Por koncentrimi në momentet vendimtare ndikojë shumë dhe ekipi i Çelikut në vend se të rrisë epërsinë pranoi dy gola në minutat e 87 dhe 91.
Lojtarët të cilët u paraqitën për ekipin e Kf ÇELIKU ishin: Pajtim Bislimi (portjer); Dionis Isenaj, Bedri Brahimi dhe Mërgim Sefa (mbrojtje); Besnik Uksmajli, Auron Islami, Rexhep Mahmuti, Altin Ademi dhe Albrim Ilazi (Mesfushë); Taulant Hashani dhe Muhamed Qerkini (Sulm).
Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Petrit Rushiti, Flamur Uksmajli dhe Qendrim Sejdiu.
Trajner; Fitim Zejnullahu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img