19,12,2024

“Çdo familje katëranëtarëshe që s’ka të ardhura do të marr social”

Must Read

“Do të vendosim Program për tërheqje nga varfëria, ose çdo familje tjetër katëranëtarëshe në të cilën nuk ka të ardhura të tjera dhe jeton në varfëri do të marrë 12.000 denarë. Pikërisht me këtë masë do të mundësojmë që qytetarët t’i kenë nevojat kryesore. Por do të sigurojmë edhe shërbime të tjera sociale të cilat do t’u përgjigjen edhe problemeve të tjera sociale të qytetarëve”, tha kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale të LSDM-së, Milla Carovska.

Ajo paralajmëroi vendosjen e punëtorit social familjar i cili do të punojë edhe në parandalimin dhe intervenimin në familje dhe bashkësinë lokale dhe se me zgjidhjet të cilat i propozojnë shërbimet sociale do të jenë më afër qytetarëve.

Së bashku me sektorin civil, sektorin e biznesit dhe komunat, shtoi ajo, do të sigurojmë qendra për mbështetje dhe përkujdes për personat e moshuar, qendra për trajtim, inkluzion, pjesëmarrje dhe kujdes për persona me pengesa, parandalim dhe mbrojte prej dhunës gjinore dhe një sërë shërbimesh të tjera sociale në nivel lokal të cilat paraqiten si nevojë e qytetarëve të cilët janë me rrezik social.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img