Aktorët kalojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në sheshet e xhirimit dhe shpesh përveç çasteve të gëzuara përjetohen edhe çaste paniku.
Media turke raporton se në shesh¬xhirimin e serialit Ertugrul, një prej më të ndjekurve aktualisht në Turqi, është përjetuar panik kur Esra Bilgiç, e njohur për rolin e Halimesë në serial, tha se kishte humbur unazën e saj të fejesës. Ajo i jep shumë rëndësi rrethit të fejesës saqë përveçse në setin e xhirimit nuk e heq kurrë nga dora.
“CNN Turk” tha se Esra u “mbyt” në lot kur kuptoi se e kishte humbur unazën dhe të gjithë u përfshirë në kërkimin e saj. Shokët në sheshin e Xhirimit u përpoqën ta qetësonin por pa rezultat. Të nesërmen, “Halimeja” u gëzua tej mase kur lexoi shkrimin “ta kemi gjetur rrethin dhe ta kemi lënë tek çanta”.
Tepër e gëzuar, ajo falënderoi të gjithë pjesëtarët e ekipit të xhirimit që e ndihmuan. Aktorja e bukur është fejuar disa muaj më parë me futbollistin e West Hamit dhe Kombëtares turke, Gokhan Tore.