11,09,2025

Cana dhe Lenjani nuk janë pjesë e planeve të Nantes

Must Read

Cana-dhe-lenjani-653x420-e1460020400721-780x439

Skuadra franceze e Nantes ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Në planet e skuadrës për sezonin 2016-2017 duket se nuk bëjnë pjesë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani.

Kapiteni i kombëtares ka edhe në vit të mbetur në kontratën e tij me Nantes, por skuadra kërkon që t’ju besojë më shumë të rinjve. Për këtë arsye, atij i është lënë të kuptohet se do të bënte mirë të gjente një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk do të ketë hapësira në formacion.

Siç raporton portali “20minutes.fr”, problemi te Cana mbetet edhe paga që është e lartë, ndërsa këtë nuk e justifikon në fushën e lojës. Mirëpo, ndonjë mrekulli në Europian mund të bëjë që numri 5 të qëndrojë në skuadër ose të paktën në Europë.

Ndërkohë, Ermir Lenjani pritet që të kthehet te skuadra që zotëron kartonin e tij, Rennes. Siç dihet, 27-vjeçari është i huazuar te Nantes, ndërsa është aktivizuar në 15 takime duke shënuar vetëm një gol.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Rennes, por vështirë se do të arrijë të gjejë hapësira, prandaj i duhet të mendojë për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img