11,09,2025

Rrahje me tërfurk e grushta, caktohet masa e sigurisë për dy persona në Ferizaj

Must Read

Ferizaj 14 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të dytë dhe F.M..

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Mimoza Shabani, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit B.A. për shkak të një mosmarrëveshje të çastshme për shkak se i njëjti u ka zënë rrugën me bagëti, ku të pandehurit ndalen në vendin e ngjarjes, dhe i pandehuri i parë i drejtohet të dëmtuarit me fjalë se ‘kush je ti që po ju tregon fshatarëve mos të kyqen në rrjetin e ujësjellësit’, duke e kapur për fyti ku pastaj e godet me mjetë pune – tërfurk, mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit trupor, pastaj i pandehuri i dytë e godet me grushta në kokë, të cilat lëndime janë të përshkruara në Raportin mjekësor Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj të datë 12 korrik 2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin F.M. dhe të njëjtit i është cakuar masa e arrestit shtëpiak.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img