15,09,2025

Bytyqi: Liberalizimi i vizave, me rëndësi jetësore sidomos për të rinjtë

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat për lëvizje nëpër vendet e BE’së.

“Komisioni Evropian ka dhënë sot rekomandim pozitiv për viza për shtetasit e Kosovës. Ky lajm na jep shpresë se edhe Këshilli dhe Parlamenti Evropian do të kenë në agjendën e tyre përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës për të krijuar një shtet që e meriton të lëvizë lirshëm në Evropë”, ka thënë Bytyqi.
“Liberalizimi i vizave është me rëndësi jetësore për të rinjtë tanë sidomos, sepse do të mund ta përdorin këtë mundësi për t’u arsimuar, për të njohur kultura dhe për të marrë përvoja evropiane, që do t’i ndihmojnë shumë ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit të Kosovës në përgjithësi! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, është shprehur ai.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img