Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 Tetorit, kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së Agim Aliu dhe kandidati për Asamblenë Komunale nga kjo anë Arbër Bytyqi kanë shpalosur programin e qeverisës.
“U takuam me banorët e fshatit Surqinë, që në vazhdimësi përkrahin frymën dhe forcën e ndryshimit.Surqina me fshatrat përreth saj, u lanë pas dore për një mandat të plotë qeverisës, mirëpo vizita jonë ishte sinjal mobilizues dhe përkushtim për qytetarët e kësaj ane, dhe një garancë që projektet e qeverisë në ardhje të Agim Aliut do të prekin medoemos edhe këtë rajon të rëndësishëm” tha Bytyqi
“Unë, duke qenë banorë i fshatit Mirash, që rezidon në këtë anë, do të jem zë i fuqishëm i përfaqësimit të nevojave dhe interesave të banorëve të kësaj ane. Në koordinim të plotë me Kryetarin Agim Aliu, do të sjellim projekte konkrete për këtë rajon; do të bëjmë ristrukturimin dhe afrimin e kësaj zone me qytet, përmes funksionalizimit të rrugëve më të shkurtëra; shpejtimin e projekteve që zvarritën qe disa vite; inkurajimin për investime në bujqësi përmes subvencioneve nga komuna dhe organizatat e huaja investitore; inkurajimin e grave dhe të rejave për artizani përmes qendrës për aftësim profesional, si dhe inkurajimin e të rinjëve për aftësim profesional përmes trajnimeve të avancuara në lëmit krijuese dhe teknologji. Andaj, më 22 tetor, ju ftoj që të bëni zgjedhjen tuaj për një qeverisje lokale që punon në favorin tuaj” ka thënë Bytyqi
“Është koha që qasja e komunës ndaj qytetarëve të saj të ndërroj, njëjtë sikur edhe e asambleistit, duke përfaqësuar denjësisht qytetarët e vendit ku jeton. Unë zotohem që do të jem zëri juaj, dhe së bashku do te mundohemi që t’i gjejmë zgjidhje të gjitha problemeve që na preokupojnë” ka thënë Bytyqi para banorëve të fshatit Surqinë.