26,11,2025

Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2026, ai dorëzohet për Kuvend

Must Read

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe buxhetin për vitin 2026.

Kjo u bë e mundur pas angazhimit disa mujore, dëgjimeve buxhetore, inkuadrimit të buxhetimit me pjesëmarrje, në koordinim me Kryetarin e Komunës Agim Aliu, sot zyrtarisht nga Drejtorija e Financave është dorëzuar tek kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, draftin e buxhetit komunal për vitin 2026, për procedim të mëtejmë.

Drafti i Buxhetit do të dërgohet për votim në mbledhjen e muajit shtator, por paraprakisht me organizim të Kuvendit të Komunës do të mbahen edhe një takim me qytetarë për të marrë sygjerimet e fundit në lidhje me këtë dokument tejet të rëndësishëm.

Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt.

Buxheti për vitin 2026 është 53,068,494.00 euro, ndërsa vetëm për investimet kapitale është 14,413,714.00 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img