30,11,2024

Bulliqi: Fajet nuk i ka LDK-ja, por PDK-ja… s’kemi pse tutemi prej zgjedhjeve (Video)

Must Read
Foto e marrë nga profili në FB i deputetit Shpejtim Bulliqi nga njëaktivitet i tij në Gjermani

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje, LDK nuk ka nevojë të tutet, sepse për problemet që kanë ndodhur, si me Demarkacionin, edhe me Asociacionin, nuk i ka fajet LDK, por në atë kohë ka qenë në pushtet Partia Demokratike e Kosovës.

Bulliqi ka thënë në televizionin Rrokum se miratimin e Demarkacionit nuk po e lejon pozita, e jo opozita.

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje, nuk është problem sakrifikimi i individëve dhe humbja e mandateve, vetëm se duhet të ruhet territori i vendit dhe integriteti i tij.

Bulliqi ka thënë se i kanë ofruar fakte të reja kryeministrit Isa Mustafa, por Qeveria nuk ka shprehur interesim të madh për to.

Ai ka thënë se do të vijë momenti kur pala kosovare do të ulet me palën malaziase për rinegociimin e demarkacionit, dhe se ata kanë shprehur gatishmëri dhe se kjo do të çonte shpejt drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img