Shtime. 6 nëntor 2016. Në Shtime është mbajtur Kuvendi i VIII i Forumit Rinor të LDK-ës ku për kryetar është zgjedhur Bujar Veliu.
Në prani të mediave dhe figurave të rëndësishme të LDK-ës u mbajtKuvendi i VIII i Forumit Rinor të kësaj partie.
Këtë Kuvend e hapi Kryetari i Degës së LDK-ës në Shtime z. Selim Shabani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ndër tjera theksoi:
“Të nderuar te rinj dhe te reja, Është e vërtet se në moshën tuaj, në vitet e para të themelimit të LDK-së, në protestat e organizuara nga LDK-ja kemi brohoritur “Liri, pavarësi, demokraci”.Kemi brohoritur liri sepse kemi qen të robëruar, kemi brohoritur pavarësi sepse kemi qenë të shtypur, kemi brohoritur demokraci se kemi qenë nën diktaturën komuniste.Në fund, duke ju uruar shumë suksese në këtë Kuvende zgjedhor të FR juve të rinj dhe të reja, dhe duke ju falënderuar gjithë juve te pranishëm për prezencën në këtë kuvend, më lejoni që këtë fjalim ta mbylli me një thënie të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova “Të punojmë për një Kosovë më të mirë, prosperuese, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikës” ka thënë Selim Shabani
Të pranishëm ishin edhe figura nga kryesia qëndrore e LDK-ës, si: Lutfi Zharku-Ministër i infrastrukturës, Ali Sadriu- Deputet në Parlamentin e Kosovës dhe shumë personalitete të tjera të këtij subjekti politik.
Zgjedhjet e Forumit Rinor nëpër nëndegët e Komunës së Shtimes kishin filluar të mbahen nga muaji tetor e deri më sot, ku ky angazhim dhe kontribut u kurorëzua me një Kuvend të përgjithshëm.
Duke u bazuar në statutin e LDK-ës me procedura të rregullta, këto zgjedhje u mbajtën në 20 nëndegë të komunës së Shtimes, ku u zgjodhën kryetarët, kryesia dhe delegatët të cilët sot zgjedhën kryetarin dhe kryesinë e degës.
Në këtë Kuvend u zgjodh kryesia e re me antarët e saj. Për kryetar të Forumit Rinor ishin 3 kandidat, ku me shumicë votash kryetar i këtij forumi u zgjodh Bujar Veliu, aktivistë dhe kontribues i hershëm i kësaj Partie.
Në fund u tha se për LDK-ën, kjo strukturë e re udhëheqëse është shumë premtuese dhe bashkarisht do të punojnë që ti arrijm synimet demokratike dhe proeuropiane.