28,12,2024

Britanikët të brengosur: Trump + Putin + Kosova = Luftë në Ballkan

Must Read

Megjithatë, bashkë me Trumpin vije edhe paqartësia e madhe, kurse paparashikueshmërinë e presidentit të ri amerikan e ka dhënë ish ministri britanik, Denis MacShane, ekspert për Ballkanin, i cili ka analizuar politikën e jashtme në rajon dhe raportet në relacionin Trump-Putin-Serbia-Kosova, transmeton lajmi.net.

MacShane në tekstin autorial për britaniken “Independent” përmend faktin se shumë republikanë të cilët tash do të bashkëpunojnë ngushtë me Trumpin, siç është rasti i John McCain dhe ish nënpresidentit Bob Dole, mbështesin fuqishëm liderët kosovarë.

MacShane përmend edhe takimin e këtyre dyve me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të premten në Uashington, vetëm disa orë para inaugurimit të Trumpit, ku kanë biseduar për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje.

Megjithatë, Donald Trump është përcaktuar për përmirësimin drastik të raporteve me Donald Trumpin dhe Rusinë.

Pikërisht në këtë epokë të ndryshimeve të raporteve dhe miqësisë mund të priten lëshime të shumta nga Uashingtoni dhe Kremlini.

MacShane thekson se njëra nga këto lëshime mund ta ketë skenarin kështu: Valdimir Putin, aleat i fuqishëm i Serbisë, do të kërkojë nga Trumpi që ta mbështesë Beogradin zyrtar në raport me Prishtinën zyrtare. Një epilog i tillë, vlerëson McShine, mund t’i rris turblenacat edhe ashtu të rritura në rajon dhe të çojë në konflikt të ri të hapur i cili do të shndërrohej shpejt në edhe një luftë të përgjakshme.

“Serbët qëndrojnë fuqishëm pran aleatit të tyre ortodoks nga Rusia, dhe ka të atillë që shpresojnë që Donald Trumpi do të jetë pran Putinit në mbështetje të Serbisë. Trump ndoshta di diçka për situatën ballkanike duke ju falënderuar bashkëshortes së tij sllovene, Melania”, thotë ish ministri britanik, transmeton lajmi.net.

MacShane i cili nga viti 2001 deri në vitin 2005 e ka kryer funksionin e ministrit të ngarkuar për Ballkan në qeverinë britanike, vlerëson se ndoshta Federica Mogherini do të ishte ajo që do t’i pajtonte Kosovën dhe Serbisë.

Megjithatë, ish ministri thotë se asgjë nuk do të ketë sukses derisa Serbia mos ta pranojë Kosovën.

Në anën tjetër, Mary Dajevsky, kolumniste e gazetës britanike “The Guardian”, eksperte për Rusinë në Britaninë e Madhe, vlerëson se Moska mund të jetë ajo që do të bëjë lëshim të madh dhe kështu ta pranojë pavarësinë e Kosovës në kuadër të ripërtëritjes së raporteve ndërmjet Amerikës dhe Rusisë.

Në ndërkohë, Donald Trump dhe Vladimir Putin së shpejti do të bisedojnë përmes telefonit, ka njoftuar Kremlini. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img