29,11,2024

Britanikët përjashtohen nga “Trepça”

Must Read

Zyrtarë të kësaj Ambasade kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se janë larguar nga Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se fillimisht të dyja palët ishin pajtuar që në Komision të jenë edhe ekspertë nga Ambasada. Por, gjithçka ndryshoi në fund.

“Bordi i Trepçës ka qenë fillimisht në listën e dakorduar ku ne do të ishim të angazhuar. Mirëpo me kërkesën e Qeverisë së Kosovës ne jemi tërhequr nga ky proces”, thuhet në një përgjigje për gazetën “Zëri” nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Tashmë Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” është konstituuar, ndërsa më 23 janar 2018 do të fillojë shqyrtimi i 100 kandidatëve, sa edhe kanë kandiduar. Nga Ambasada thonë se memorandumi mbetet ende në fuqi, ani pse lënë të kuptohet se veprimet e fundit të Qeverisë mund ta vënë në dyshim gjithë projektin.

“Nepotizmi vazhdon të mbetet kërcënim jetik për Kosovën. Ky projekt po ndihmon pikërisht të luftohet ky fenomen. Por, i gjithë projekti do të ketë sukses vetëm nëse Qeveria ka vullnetin politik të emërojë njerëz të mirë nëpër institucione dhe ta përfundojë praktikën e punësimit me të “njohshëm”, thuhet në përgjigjet e Ambasadës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img