Pas pranimit të kryeministrit britanez, David Cameron, se ka pasur hise në fondet e babait të tij në Panama, tashmë kanë filluar edhe thirrjet e para për dorëheqjen e tij.
Hashtagut #ResignCameron i është bashkuar edhe Eduard Snowden, ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, transmeton koalb.com.
Duke iu përgjigjur dikujt që tha se shpreson se kryeministri do të japë dorëheqjen, Snowden tha: “Me respekt, shpresa nuk është një strategji”.
Në mëngjesin e sotëm në Tëitter ka filluar edhe fushata që kërkon dorëheqjen e kryeminsitrit David Cameron.