14,03,2025

Britani: Gruaja duhet të vritet me gurë nëse tradhëton burrin

Must Read

grate-muslimane-620x330

Më shumë se gjysma e myslimanëve  britanikë besojnë se homoseksualiteti duhet të jetë i paligjshëm në Britani të Madhe dhe se gruaja e meriton të goditet me gurë nëse ka tradhëtuar burrin e saj. 

Ky është rezultati i një studimi në të cilin janë intervistuar rreth 1.801 myslimanë në Britaninë e Madhe, të cilët gjatë hulumtimit janë pyetur për homoseksualitetin, poligaminë dhe ligjin, transmeton koalb.com.

Sondazhi ka zbuluar se 52% e të të anketuarve nuk pajtohen që homoseksualiteti duhet të jetë ligjor në Britani, ndërkaq 31% besojnë se është e pranueshme që burrat myslimanë mund të kenë më shumë se një grua, ndërkaq 23% mbështesin idenë që Britania të qeveriset nga ligjet e Sheriatit, transmeton koalb.com.

Ndërkaq, 39% e të të anketuarve besojnë se gratë duhet tu binden burrave, ndërsa më shumë se 79% janë të pajtimit që gruaja duhet të dënohet, të vritet duke u gjuajtur me gurë nëse ka tradhëtuar burrin e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img