19,11,2024

Brexit, Britania: Qytetarët në plan të parë

Must Read

Ai po ashtu nënvizoi se qeveria po punonte për një plan rezervë në rast se nuk do të arrihej një marrëveshje për daljen nga BE.

Deputetët do të diskutojnë mbi planin e breksitit të hënën pasi ata insistuan në më shumë mbrojtje për qytetarët e BE që jetojnë në Britani, nëse plani do të miratohet atëherë Theresa May mund të nisë procesin e negociatave për Brexit.

Sekretari për daljen e Britanisë ngaBE, tha ndërkohë se ai besonte që nuk do të kishte probleme të pakapërcyeshme në procesin e negociatave pavarësisht thirrjeve të deputetëve se duhet të përgatiten për më të keqen.

“E vërteta është se ne kemi një plan rezervë pavarësisht rezultateve të mundshme. Nuk është vetëm ekipi im, por cdo departament. Sidoqoftë, është një plan rezervë dhe ne mendojmë se do të kemi një rezultat pozitiv”,zu shpreh David Davis.

Ai kërkon që deputetët të hedhin poshtë një propozim të lordëve që ligji të garantojë një votë parlamentare domethënëse për paketën finale të largimit.

Theresa May ndërkohë ka thënë se ajo do ta nxjerrë Britaninë jashtë BE-së edhe nëse deputetët refuzojnë paketën e ofruar prej saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img