28,11,2025

Brenda tre muajve do nisë dislokimi i banorëve të Hades

Must Read
Fshati Hade

Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që sa më shpejtë të nxirret një draft apo një rezolutë  në seancën plenare të Kuvendit.

Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, tha se brenda një afat tremujor të filloi dislokimi i banorëve të Hades në Shkabaj, aty ku janë siguruar 820 troje.

Ndërsa, Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se jeta e banorëve në Hade është bërë e vështirë, po ashtu edhe për shëndetin e tyre.

Ai tha se përveç dislokimit, në Hade duhet të bëhet edhe shpronësimi i 400 shtëpive. Forma e dislokimit të banorëve është e lehtë nëse ka një vendim politik, ka deklaruar deputeti Shaip Muja.

Ai tha se në draft duhet të përfshihet edhe numri i kryefamiljareve të banorëve. Kostoja e shpronësimit dhe dislokimit të çështjes së Hades kap shumën prej 20 deri 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është zyrtare sipas kryetares së Komisionit Duda Balje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img