16,10,2024

Brenda muajit, Ministria e Shëndetësisë përuron projektin e dytë madhor në Ferizaj

Must Read
 Pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Rajonale së Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Ferizaj, ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe me zëvendësministrin e MAPL-së Bajram Gecajn, kanë bërë sot përurimin e qendrës së gjashtë të mjekësisë familjare në komunën e Ferizajt.
Qendra mbulon fshatrat, Zaskok, Pleshinë dhe Dubravë. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vlerësuar me këtë rast se kjo është ngjarja e dytë më e rëndësishme në fushën e shëndetësisë, që zë vend në komunën tonë brenda një muaji.
Kryetari Svarqa, tha se ministrin Rrahmani do ta mbajnë mend, emri i tij do te shkruhet me shkronja te arta.
“Para disa ditësh e kemi vënë gurthemelin për ndërtimin e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike, ndërkohë që është rishpallur tenderi për ndërtimin e spitalit rajonal. Përurimi i këtij objekti shëndetësor, i cili do t’i përmirësojë shërbimet mjekësore për disa fshatra, është fryt i bashkëpunimit të suksesshëm të Komunës dhe Qeverisë së Kosovës. Dhe jo vetëm ky objekt. Ngjarjet gjithnjë e më të shpeshta shëndetësore në komunën e Ferizajt, tregojnë përkushtimin e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ministrit Rrahmani, që të ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme për shëndetësinë e Ferizajt, e cila sikur ka qenë anashkaluar prej vitesh. Prandaj, ne i jemi mirënjohës Ministrisë së Shëndetësisë dhe shfaqim shpresën se kjo ministri dhe vetë ministri Rrahmani, do të punojnë me përkushtim të veçantë që synimi disadekadash i ferizajsve për të pasur një spital modern, do të bëhen realitet”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ministri i Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani, në anën tjetër ka konfirmuar edhe njëherë se Ferizaj, shumë shpejt do ta ketë spitalin e vet, duke sjellë vëmendjen tek këmbëngulja e vazhdueshme e kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa, i cili po bënë kërkesa të vazhdueshme në dobi të mirëqenies së qytetarëve ferizajas. Spitali i Ferizajt do të ndërtohet tek kompleksi i spitaleve që do të bëhen tek Parku i Lirisë.
“Suksesi që po arrin komuna e Ferizajt në krijimin e infrastrukturës, është evidente, ne e kemi obligim patjetër si institucione qendrore që të përcjellim, hap pas hapi aktivitetet dhe kërkesat që po bën kryetari Svarqa në zyrat tona, për çdo ditë, për krijimin e mundësive të reja për punëtorët shëndetësor, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime cilësore dhe qytetarët e komunës së Ferizajt të jenë të kënaqur me këto shërbime. Të gjithë ne së bashku shumë shpejt do ta presim shiritin e spitalit të Ferizajt në vendosjen e gurthemelit për spitalin e përgjithshëm. Siç e dini para disa ditësh, ne vendosëm gurthemelin për qendrën rajonale të shëndetit publik, që do të jetë model dhe shumë shpejt do të përfundojnë të gjitha procedurat edhe për spitalin”, ka thënë ministri Rrahmani.
Ndërsa zv.ministri i MAPL-së Bajram Gecaj është shprehur se Komuna e Ferizajt , çdo ditë e më shumë po punon që të ofrojë shërbime gjithnjë e më cilësore për qytetarët e saj.
“Kjo tregon që Qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe komuna e Ferizajt, po punojnë që të gjitha shërbimet të ofrohen sa më afër qytetarëve. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me kryetarin e Ferizajt, dhe do të përkrahim edhe projekte të tjera”, është shprehur Gecaj.
Për rëndësinë e qendrës numër gjashtë të mjekësisë familjare që u inagurua sot në trekëndëshin Zaskok-Dubravë-Pleshinë, ka folur edhe drejtori i Shëndetësisë në Ferizajt, dr. Burim Karameta, ndërkaq në emër të mjekëve ferizajas, të pranishmit i ka përshëndetur dr. Hesat Shatrolli.
Kjo qendër e mjekësisë familjare do t’u shërbeje mbi 10 mijë banorëve të fshatrave pranë saj dhe fshatrave përreth. QMF-ja, me 400 metra katrorë, do të ketë dy ordinanca, dhomën e stomatologut, dhomën e infuzioneve, laboratorin, barnatoren dhe hapësirat ndihmëse.
Ndërtimi i ambulancës për Zaskokun, Pleshinën dhe Dubravën, është investim i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Ferizajt në vlerë 110 mijë euro.

Ambullanta1 13548723_1075688699144709_699667051_o Ambullanta Muharrem Svarqa Pleshin

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img