28,11,2024

Brazilianet dominojnë grupin e volejbollisteve të angazhuara në Kosovë

Must Read

Nga tri kontinente kanë zgjedhur përforcime skuadrat kosovare të volejbollisteve. Afati kalimtar është mbyllur të enjten mbrëma, ndërsa gjithsej janë bërë nëntë kërkesa të skuadrave për regjistrim të lojtareve të huaja.

Plot gjashtë volejbolliste braziliane pritet të paraqiten në pranverë nëpër palestrat kosovare. Drita e Gjilanit ka angazhuar dy amerikane, ndërsa Skënderaj shpreson të angazhojë një lojtare nga Kameruni.

Bianca Gomes e Marluci Toazzi janë transferuar nga M Technologie, Raffaela Silveira e Ana Clara Saldanha nga Prishtina, ndërsa dy brazilianet e tjera, Anna Carolina Ferreira dhe Julia Nunes i ka paraqitur për regjistrim Ferizaj. Brianna Gardner e Skylar German janë amerikanet e Dritës, ndërsa Koulla Henriette Nadege e Kamerunit është paraqitur për regjistrim nga Skënderaj.

Është regjistruar edhe një brazilian nga Luboteni, Victor Lucas Amorim, ndërsa skuadrat kanë angazhuar edhe pesë volejbollistë që ishin të lirë. M Technologie ka paraqitur për regjistrim edhe Anila Martinajn që ishte te Prishtina e Re.

Ardhjet e reja pritet të ndryshojnë raportin e forcave në Superligën e volejbollistëve, ndonëse askush nuk flet me garanci për cilësinë e lojtareve të angazhuara. Stinorin vjeshtor në vend të parë e ka mbyllur Kastrioti, i përcjellë nga Skënderaj, Drita e M Technologie. Prishtina përfundoi e pesta, kurse Ferizaj i fundit (10

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img