11,09,2025

BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

Must Read

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se BQK ka larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike.

“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend.”

“Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro.”

DhTI ka bërë të ditur se bizneset që janë afektuar më së tepërmi kanë qenë furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla.

“Bizneset që janë afektuar më së tepërmi nga kjo tarifë ishin furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla etj., që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, andaj aplikimi i kësaj tarife ka shkaktuar një barrë të madhe për këto biznese.”

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndetë largimin e kësaj tarife nga Banka Qendrore e Kosovës, duke mbetur me shpresë se institucionet e vendit do të marrin parasysh imputet nga përfaqësuesitë e bizneseve dhe hapa konkret për lehtësimin dhe krijimin e një klime sa më të përshtatshme për të bërë biznes në vend.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img