16,10,2024

Bosnja pritet t’i heq vizat për Kosovën

Must Read

Sarajeva është duke planifikuar që Kosovës t’ia heq vizat për në Bosnje dhe Hercegovinë, gjë që nuk do të ketë sukses sipas përfaqësuesve të Republikës së Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe pse zyrtarë boshnjak janë në bisedime me përfaqësues nga Kosova, shkruan Nezavisne.

Për të lobuar në lidhje me heqjen e vizave për Kosovën, në Sarajevë ka arritur avokati, Azem Vllasi, i cili ka pasur takim me presidentin boshnjak Bakir Izetbegoviç dhe Ministrin e Punëve t Brendshme, Adil Osmanovic.

Vllasi ka thënë që plani i tij ishte për të diskutuar edhe me përfaqësuesit e Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë Mladen Ivaniç, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Igor Crnatkova, gjë që nuk ndodhi.

“Ka pasur përpjekje edhe më parë për të diskutuar heqjen e vizave. Nuk kam asgjë kundër përjashtimeve, mirëpo është e pamundur që të veçohet Kosova përderisa pritet njohja e saj. Përderisa unë jam këtu ku jam, kjo nuk do të ndodh”, ka deklaruar Ivaniç.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme boshnjak, Igor Crnadak ka thënë që pritet të mbahet një takim me delegacion nga Kosova, dhe që do të diskutohet në lidhje me heqjen e vizave, transmeton Klan Kosova.

“Heqja e vizave nuk do të jetë e mundur menjëherë, bisedimet do të fokusohen në lehtësimin e procedurave si dhe filtrimin e personave që aplikojnë për vizë duke veçuar ata të cilët janë të angazhuar në biznes”, ka deklaruar Crndak.

Sa i përket takimit me Vllasin, Osmanovic ka thënë qe ka biseduar për gjetjen e mundësive për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës e Kosovës, ngaqë një numër i madh i kompanive nga Bosnja funksionojnë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas.

Ndërsa Ministri i Punëve te Jashtme serb Ivica Daçiq ka thënë që nuk ka asgjë kundër lehtësimit për udhëtim për njerëzit e Kosovës, por në një mënyrë që nuk cenon statusin e krahinës jugore serbe.

“Por, do të ishte budallallëk që Bosnja dhe Hercegovina ta njoh Kosovën”, ka përfunduar Daçiq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img