Të hënën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira, me reshje shiu në orët e paradites, e gjatë ditës riga lokale shiu. Të martën, pas mëngjesit të ftohtë dhe kryesisht të kthjellët, gjatë ditës do të mbajë mot më i butë, derisa vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu.
Nga dita e mërkurë një vorbull ciklonike do të kaloj mbi rajon, që do të vazhdoj të sjellë përkeqësim të motit, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, e me depërtimin e masave të ftohta polare, vonë në mbrëmje dhe mëngjes të së enjtes, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë. Ndërsa në vise malore priten vetëm reshje bore. Mot i ftohtë do të mbajë edhe ditën e premte, vende-vende me reshje të dobëta shiu, që në mëngjes do të përzien edhe me borë.Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare në të dy ekstremet për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C deri në -1C, e ato maksimale të hënën do të zbresin në 11C, për t’u rritur në 15C, të martën, e nga e mërkura do të zbresin në 9C deri 5C, të premten. Në vise malore minimalet do të zbresin edhe deri në -8C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-