Bora e cila ka filluar të bie që nga orët e hershme të ditës së sotme ka filluar të shkaktoi edhe vështirësi në komunikacion.
Kompania “Pastërtia” e cila ka filluar pastrimin e rrugëve që në orët e para të fillimit të reshjeve të dëborës,për shkak të rënies së pandërprerë është duke pasur vështirësi në hapjen e rrugëve.
“Që në orët e para kur kanë filluar reshjet më gjithë makinerinë tonë jemi në rrugë dhe po mundohemi që ato ti mbajmë në gjendje që qarkullimi të mos bllokohet. Por rënia e vazhdueshme dhe me një intensitet çfarë është duke rënë tani po bënë që rrugët shumë shpejt të mbushen. Por edhe temperaturat e ulëta po bëjnë që edhe kripa të cilën ekipet tona vazhdimisht janë duke e hedhur të mos e ketë efektin e vetë” ka thënë Arbër Ibrahimi,zëdhënës i kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj.
Sipas Ibrahimit të gjitha ekipet gjenden në teren dhe po bëjnë atë që është e mundur në pastrimin e rrugëve nga bora.
Must Read