01,05,2024

12 persona marrin trajtim mjekësor pas shpërthimit të një bombole gazi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Must Read

Si pasojë një shpërthimi, 12 persona kanë marrë lë ndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur sot brenda një objekti rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmUR zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë një bombole gazi.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet për bombole gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se janë lë nduar 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitë e nevojshme policore, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img