09,11,2025

Bolt fillon aventurën si futbollist në Australi

Must Read

Në ditën kur festonte 32-vjetorin e lindjes, tetë herë kampioni olimpik dhe rekordmeni në 100 dhe 200 metra, Usain Bold, ka zhviluar seancën e parë stërvitore me skuadrën australiane Coast Central Mariners.
Në konferencën për shtyp kampioni xhamajkan u shpreh se dëshironte të bënte më të mirën dhe se donte që atyre që mendojnë se nuk mund të bëhet futbollist profesionist t’u tregonte të kundërtën.
“Kjo është mundësia ime parë për të arritur në nivel profesionisti në futboll. Jam këtu për të shkuar përtej limiteve të mia. Është pikërisht si në pistë, më ditën e parë stërvitja është shumë e vështirë. Mariners do të jenë krenarë për mua.”
Trajneri i skuadrës, Mike Mulvey u shpreh se e kishte parë Boltin pak nervoz, por ai është një sportist i jashtëzakonshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img