14,05,2025

Boksierë të kalibrit botëror sonte ishin në Ferizaj

Must Read

Palestra e Sporteve “Bill Clinton” sonte ishte e vogël për t’i zën të gjithë dashamirët dhe tifozët e boksit profesionist.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, të organizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim edhe me FIDE Sport Promotions me partner MD News dhe me partner medial RTK, ndërkaq janë paraqitur boksierët tashmë të dëshmuar në ringun e boksit profesionist.

Në këtë turne të boksit pofesionist janë zhvilluar gjithsej tetë meçe në kategori të ndryshme, ndërsa kjo ishte ngjarja e parë të këtij formati që është organizuar për herë të parë në Ferizaj.
Në këtë turne Ardian Krasniqi, i cili ka debutuar me fitore në boksin profesionist në meçin e dytë në karrierën e tij, në këtë disiplinë ka sfiduar hungarezin Attila Orso.

Edhe Benjamin Gavazi, doli fitues për titullin BDB International në kategorinë gjysmë të rëndë ndaj gjermanit Andreas Masould. Qysh në minutat e parë Gavazi doli fitues ndaj Masould.

Sonte është paraqitur edhe Fabiana Bytyqi ka shënuar barazim ndaj meksikanes Elizabethe Lopez Cosrso.

Fokusi më i madh në mbrëmjen e sontme ju kushtua Elvis Hetemi i cili performoj për titullin BDB dhe Kosova International në kategorinë super të mesme, ndaj gjermanit Denis Altz.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img