16,09,2024

BMW-ja në Ferizaj shkakton kundërvajtje të rrezikshme tek nënkalimi, gjobitet 24-vjeçari

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë gjobitur me 300 euro dhe 1 pikë negative një 24-vjeçar në Ferizaj.Kjo pasi i dyshuari, P. Q., më 2 mars tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin BMW me targa vendore.Sipas Policisë, ky automjet kishte edhe afat të skaduar të regjistrimit, përderisa për këtë veprim të dyshuarit zyrtarët policor ishin njoftuar përmes një video të postuar në rrjete sociale.

Në njoftimin e Policisë është thënë se i dyshuari në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë” – është thënë tutje.

Po ashtu, Policia ka kërkuar që të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftohen menjëherë në Polici, në stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Foto: Policia e Kosovës
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img