16,03,2025

Blushi: T’i besosh Ramën për kanabisin, është si të shkosh në Bruksel me not

Must Read

Pas aktivitetit të sotëm për “Luftën kundër kanabisit” ku Rama tha se Policia e Shtetit ka nisur një punë rigoroze për eleminimin e kanabisit në një kohë shumë të shkurtër ka reaguar ish –deputeti I PS-së Ben Blushi.

Më anë të një statusi në Facebook Blushi shkruan se t’i besosh Ramës së do të luftojë mbjelljen dhe kultivimin është njëlloj si të besosh se mund të shkojë në Bruksel me not.

Lexo postimin e plotë:

“100 ditë kundër kanabisit

Edi Rama ka thënë sot se do luftojë mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit. Është njëlloj si të besosh se mund të shkojë në Bruksel me not.

Lufta kundër kanabisit është e vështirë nëse shteti e lejon dhe shumë e lehtë nëse shteti e lufton. Nuk duhet asnjë polic shtesë, asnjë taksë më shumë por vetëm 100 ditë për ta shfarosur.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.Vetëm 100 ditë”-shkruan Blushi në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img