02,05,2024

Blushi shpall sot partinë e re, braktiset nga themeluesit e PS

Must Read

Në orën 18:00 do të mbahet një aktivitet në Akademinë e Arteve dhe aty do shpallet Lista e Barabartë, e njohur si LIBRA, anëtarët e saj dhe qëllimet që do të ketë. Ja se çfarë ka shkruar përmes një njoftimi në Facebook vetë Blushi:

“SOT TË GJITHË TE LIBRA.
ORA 18.00 AKADEMIA E ARTEVE.
NJERËZIT E LIRË NUK KANË NEVOJË PËR FTESË!”, përfundon ai.

Sikundër është bërë me dije edhe më herët, në partinë e tij do të ketë personazhe të rinj dhe jo figura të konsumuara në politikë.

Përveç Mimoza Hafizit, të paktën deri më tani, nuk ka rrjedhje deputetësh nga PS që të bëhen pjesë e forcës së tij. Kundërshtitë që Blushi lëshonte ndaj Ramës bënë që të pakënaqurit në PS të bëheshin me të, mirëpo tani që partia po merr formë, ata nuk do jenë pjesë e saj.

Deri tani, Blushi nuk ka dhënë shumë detaje sesi do funksionojë dhe do organizohet partia e tij. /albeu.com/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img