02,02,2026

Bllokohet rruga Resnjë–Manastir, shembet dheu

Must Read
Foto-ilustrim

Komunikacion është duke u riorientuar përmes qytetit të Manastirit. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, kumtoi sot në mëngjes LAMM.

Rrethrrotullimi Shkupi është lëshuar për qarkullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img