07,11,2025

Bllokohen xhirollogaritë bankare në disa komuna, Ibrahimi: Po paralizohet funksionimi i institucioneve

Must Read

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, duke përfshirë Ferizajn, Lipjanin dhe komuna të tjera, që ka ndodhur sot, më 15 korrik 2025.

Kështu tha kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Sipas tij, ky bllokim i radhës po e paralizon funksionimin e institucioneve komunale dhe rrezikon ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, përfshirë shërbimet publike dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Edhe pse këto bllokime siç tha ai ndërlidhen me vendime përmbarimore, ato janë rezultat i mungesës së zgjidhjes nga niveli qendror për detyrimet që nuk janë krijuar nga vetë komunat, siç është rasti i kontratave kolektive.

“Komunat nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vendime që nuk i kanë marrë vetë. Bllokimi i komunave është bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe duhet të marrë fund menjëherë”, ka thënë Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin.

AKK-ja kërkon lirimin urgjent të xhirollogarive dhe zgjidhje të qëndrueshme ligjore dhe financiare, që mbron funksionimin e komunave dhe respektimin e autonomisë së pushtetit lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img