Policia e Kosovës ka vendosur masa të rrepta sigurie në sheshin “Skënderbeu”, në ditën kur pritet të inaugurohet presidenti i ri, Hashim Thaçi.
Ceremonia pritet të fillojë në ora 11:00, ndërsa për të marrë pjesë në ceremoninë e Hashim Thaçit president janë shpërndarë rreth 1300 ftesa, derisa pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar mbi një mijë të ftuar.