21,12,2025

Bleron Luzha vazhdon me suksese edhe në Austri

Must Read

Medalisti  evropian dhe Ish kikbokseri i Kastriotit të Ferizajt, Bleron Luzha, nuk ka të ndalur as në Austri ku tani po jeton dhe vepron. Ai në fundjavë ka pasur ndeshjen e radhës ku edhe ka mposhtur kundërshtarin e tij me K.O. në raundin e parë dhe kjo ka gëzuar shumë edhe ish trajnerat e tij në Ferizaj ku njëri prej tyre Raif Musa, madje ka shkruar në fb e tij fjalë miradije por edhe kritike ndaj disa drejtuesve që po ua shohin sherrin.

“Krenar me sukseset e Luanit Bleron Luzha,që po dridh arenat ndërkombëtare në Kickboks. Përndryshe,Bleron Luzha tri vite rresht ka qenë Kampion i Kosovës në Kickboks,dhe vitin e kaluar në Kampionatin Evropian për Junior në Kickboks e kishte rrëmbyer Medaljen e Bronzit,por asnjëherë nuk u përkrah dhe nuk u ftua as për një minutë të vetme nga përgjegjësit për sport,përkundrazi u injoruan rezultatet e tij. Pra ky është realiteti i hidhur,që ne si trajner humbëm një garues të shkëlqyer në të cilin investuam 4 vite të tëra,dhe në fund mbron ngjyrat e Austrisë si garues i gatshëm,për shkak se politikanët tanë vrapojnë vetëm pas interesit të tyre personal dhe injorojnë dhe nënvlerësojnë punën tonë me të rinjtë!”, thotë Musa, transmeton agjencia për sporte luftarake “ArenaRing”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img