17,11,2024

Bislimi në Komision tallet me grevistët: Kanë me ble turshi s’kanë pare, ajo është sociale

Must Read

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot është tallur me punëtorët arsimor, madje në Komision aty ku ishte ftuar për te raportuar para deputetëve u shpreh se “mos e zhvendosni arsimtarin në nivelin social, kanë me ble turshi s’kanë pare. Kanë me ble dru s`kanë pare”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane ti bëjnë pyetje që lidhen me temën kryesore të ditëve të fundit në Kosovës, lënien e punëtorëve të arsimit pa paga të shtatorit.

“Në Kosovë është veç një ligjërues i sindikatave. Unë jam ligjërues, muj me ligjëru 16 ditë nëse doni por jo në komisionin për integrime evropiane”, tha Bislimi me mburrje para anëtarëve të komisionit ku ishte ftuar për raportim.

“Ne kemi zgjidhjen, sot del kryeministri tregon zgjidhjen. Por duheni me kuptu që në rrafshin politik ju mundeni me diskutu në kuvend, por në rrafshin social kanë pare me ble dru, qeveria duhet me vepru në bazë të ligjeve. Mos e zhvendosni arsimtarin në nivelin social, kanë me ble turshi s’kanë pare, ajo është sociale. Nëse thoni qeveri duhet kësi vendime me marrë, unë i thom rregulloni krejt infrastrukturën në fshatin tem Bukovik, masi s`koka me ligje por me bindje e politika sociale”, tha më tej Bislimi.

Ministria e Financave, nuk i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve grevist të premten kur edhe i kanë qitë pagat e punëtorëve tjerë të punësuar në sektorin publik, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img