20,12,2024

Bislimi i Vetëvendosjes: Ne jemi forcuar, LDK-ja është dobësuar

Must Read

besnik-bislimi1-780x439

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se sondazhet e fundit tregojnë se partia e tij është rritur dukshëm, derisa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është dobësuar shumë.

Bislimi ka folur edhe për ofertën zyrtare të AAK-së drejtuar VV-së dhe Nismës, për të cilën ka thënë se është diskutuar në tri takime që opozita i ka mbajtur muaj më parë. Ai ka thënë se AAK-ja këtë ofertë e ka bërë duke menduar se është rritur, por ka shtuar se janë rritur dukshëm gjitha partitë opozitare.

“Jemi rritur gjitha subjektet opozitare. Rritja e AAK-së është bërë krahas subjekteve tjera opozitare. Është forcuar VV-ja, është dobësuar shumë LDK-ja”, ka thënë Bislimi.

Opozita, sipas deputetit të VV-së, erdhi në një ide të përbashkët që kundërshtimin në Kuvendin e Kosovës ta avancojnë në krijimin e një alternative të përbashkët për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.

“Kemi pasur tre takime, me nga tre individë, kemi pasur një mandat të qartë. Ideja ka qenë që të dakordohet për strukturën e listës së përbashkët zgjedhore. Ne kemi menduar që në një alternativë të hynin edhe shoqëria civile dhe partitë e vogla”, ka theksuar Bislimi.

Deputeti Bislimi ka folur edhe për raportimet se opozita është përçarë, por ka mohuar këto raportime, duke thënë se tri subjektet opozitare kanë pasur mospajtime gjatë hartimit të kuotave zgjedhore, por nuk kanë pasur përçarje rreth kësaj çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img