08,09,2024

BIK-u i Gjilanit: Vdekja e Haqifit na ka shqetësuar

Must Read

Gjatë një interviste për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Haqifi ka deklaruar se vdekja e tij dhe e kujtdo që shkon në luftë, është diçka që pritet.

“Kemi dëgjuar për vdekjen e Ridvan Haqifit mirëpo vdekja e tij nuk është konfirmuar. Ai thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Meqenëse rasti në fjalë ka të bëjë me një pjesëmarrës në luftë, vdekja e tij është e pritshme. Ne shprehim shqetësimin tonë që kemi humbur një fjalë të ri. Nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e Arabisë”.

Ai ka deklaruar se Bashkësia Islame në Gjilan, ka kohë që po mundohet të promovojë vlerën e vërtetë të islamit duke promovuar paqe në vend të dhunës, por thotë se ky është një problem i tërë botës dhe edhe vendi ynë mbetet i përfshirë.

“Ky është problem global dhe Kosova është pjesë e këtij problemi. Disa të rinj tanë janë pjesëmarrës të këtyre luftërave që nuk janë as të shenjta e as të drejta. Bashkësia Islame e ka ngritur zërin me kohë. Këshilli i BIK-ut në Gjilan po jep kontributin e vazhdueshëm për njerëzit të cilët janë në rrezik, në mënyrë që të evitohen këto raste. Me ligjëratat tona javore, japim mesazhe të cilat e thonë qartë se feja islame është e paqes dhe jo e dhunës”.

Aliu mendon se varfëria dhe propaganda e gabuar e fesë islame, janë dy shkaqet kryesore që kanë ndikuar tek të rinjtë që i janë drejtuar luftës së Sirisë.

“Prej shkaqeve që të rinjtë tanë i kanë shtyrë që të shkojnë atje, do kisha evidentuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve të tyre dhe te disa të rinj kemi vërejtur euforinë dhe mos-dijen për fe”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img