13,11,2025

BIK: Agjërimi i Ramazanit fillon të shtunën

Must Read

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar qytetarët se agjërimi i Ramazanit fillon të shtunën më 2 prill 2022.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

BIK-u ka uruar besimtarët duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Ramazani përfundon më 1 maj, dhe dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 2 maj 2022

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img