07,11,2025

“Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Ferizajt

Must Read

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës, më 14.07.2025, mund të paraqiten probleme me furnizimin me ujë të pijes në disa fshatra të Ferizajit.

Kjo sipas “Bifurkacioni”-t është si rezultat i reduktimeve të energjisë elektrike nga KEDS.

“Mungesa e furnizimit me ujë mund të paraqitet në fshatrat të cilat furnizohen përmes Sistemit të Pompave, që funksionojnë me energji elektrike.” – thuhet mes tjerash në Njoftimin e KRU “Bifurkacioni”.

Me rikthimin e energjisë elektrike pritet edhe rikthimi me furnizimin me ujë të pijes.

“Bifurkacioni” kërkon po ashtu mirëkuptim nga konsumatorët deri në zgjidhjen e problemit, që sipas tyre nuk varet nga ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj A.N., i dyshuar për kanosje ndaj gjyqtarit

Ferizaj, 5 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img