Ferizaj

Bie nga ndërtesa, humb jetën 45 vjeçarja

By FerizajPress

June 05, 2018

Një person femër, rreth 45 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Ferizaj. Bëhet e ditur se personi ka rënë nga ndërtesa e cila gjendet prapa stacionit të policisë në Ferizaj. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Ferizaj, toger Agim Gashi. “Një person, femër rreth moshës 45 vjeçare (1973) është gjetur pa shenja jete e cila sipas informatave ka rënë nga ndërtesa prapa stacionit të policisë në Ferizaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin” ka thënë Agim Gashi për Ferizajpress.