04,11,2024

Komuna e Ferizajt del me sqarim: Zyrtari i arrestuar, dyshohet për projektin e ish-qeverisjes

Must Read

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), njofton se ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari  S.B., m/k viti i lindjes 1963 me pozitë Arkitekt në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit Komuna e Ferizajt, në rastin konkret i caktuar si Menaxher i një projekti, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, “konkretisht ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin  e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material të dyshuarit H.H., m/k viti i lindjes 1963”.

Më këto veprime,  i dyshuari S.B. duke mos zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë e Menaxherit të Projektit, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, njofton policia.

“Kurse i dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik””, thuhet në njoftim.

Sot të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës ku me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për këtë zyra për infromim e komunës së Ferizajt ka dal me një sqarim në lidhje me rasti.

Ky është njoftimi i plotë nga komuna e Ferizajt

SQARIM

Zyrtari komunal i arrestuar sot, dyshohet për projektin e vitit 2016 për rregullimin e Stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin komunal, S.B nën dyshimet e organeve të ndjekjes për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me projektin e vitit 2016, të rregullimit të Stadiumit Futbollistik të Qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj.

Komuna e Ferizajt, përmes kësaj deklarate, sqaron qytetarët, opinionin publik, se dyshimet mbi të cilat është bërë arrestimi i zyrtarit komunal të lartcekur, janë për një investim të vitit 2016, pra të qeverisjes së kaluar, andaj çdo dezinformim apo lidhje me qeverisjen e tanishme, nga qarqe e eksponentë politik opozitar, është tentativë e hapur për mashtrim të opinionit publik, për pak vëmendje mediatike apo politike.

Komuna e Ferizajt, rezervohet të komentoj çfarëdoqoftë mbi ecurinë e zhvillimet e hetimeve mbi këtë rast, duke mundësuar organet hetimore dhe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre, konform legjislacionit në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img