15,11,2024

Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” furnizohet me tituj të rinj të librave

Must Read

Në kuadër të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, në bibliotekën komunale “Sadik Tafarshiku” u hape ekspozita me librat e rinj me gjithsejt 4598 ekzemplar me 2297 tituj të financuara nga Komuna e Ferizajt.

Në hajen e kësaj ekspozite morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Naim Ferati, drejtues të bibliotekës komunale “Sadik Tafarshiku” si dhe dashamirë të shumtë të librit.

Me këtë rast drejtoresha e kësaj biblioteka Teuta Demiri, është shprehur mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt, që ka bërë furnizimin me tituj të rinjë të librave.

E kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se sot është një ditë e veçante për librin në këtë mjedis, për bibliotekat tona dhe për lexuesit veçanërisht.

“Shpreh gjithashtu kënaqësinë që Ferizaj gjithnjë e më shumë po dallohet në Kosovë, si qytet i kulturës, jo vetëm me numrin e madh të festivaleve dhe manifestimeve kulturore, por edhe me masivizimin dhe leximin e librit. Breza të tërë të ferizajasve janë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqehen me artin letrar, duke gjetur aty kënaqësinë estetike, mundësi për formimin intelektual dhe njohuri të pafund për jetën”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur tejet i lumtur që në bibliotekën e qytetit në Ferizaj ka një numër solid titujsh dhe libra, por sipas tij kryesorja është edhe numri i lexuesve, ku gjithnjë është në rritje e sipër.

“Ky lajm i mirë vjen në kohën kur gjithandej dëgjohen pohime se me përhapjen marramendëse të teknologjisë së informacionit, libri po lexohet gjithnjë e më pak. Madje ka edhe nga ata që parashikojnë vdekjen e librit si medium. Por, njerëz me besueshmëri në shkallë botërore, pohojnë se libri nuk do të mund të zëvendësohet asnjëherë me mjete të tjera. Sepse, një kohë ishte menduar që piktura do të vdiste si art, me shpikjen e fotografisë, por jemi dëshmitarë se kjo nuk ka ndodhur. Prandaj, kemi bazë për të besuar se as letërsia nuk do të vdesë, përkundër shpikjeve teknike dhe përkundër numrit të jashtëzakonshëm të informacioneve dhe përmbajtjeve që lansohen çdo ditë një rrjete shoqërore.

E pranishme në këtë aktivitete ishte Ramize Meta Bajraktari nga biblioteka kombëtare e Kosovës, si dhe Ardita Rama nga biblioteka e komunës së Ulqinit.

Në fund të kësaj ekspozitë u lexuan kumtesa me temën “Gjendja e bibliotekave” si dhe “Te drejtat e autorit”.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img