21,12,2025

“Betohem që do ma paguash dashurinë”, si e ngacmonte i riu vajzën në Tiranë

Must Read

Një vajzë e re në Tiranë, është paraqitur në polici për shkak se ndihej e frikësuar, prej përndjekjeve që pësonte nga një djalë.

Gjatë ditës së djeshme, e enjte, pas denoncimit të së resë u arrestua A.R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në denoncimin e vajzës E.K., 22 vjeçe, qysh prej muajit janar ai e ka përndjekur kudo, duke e bërë të ndihet e pasigurt.

Gjithçka për shkak se ajo kishte refuzuar lidhjen me të dhe në këto kushte ai i ishte betuar se do e bënte që ta paguante. Në këto kushte, bazuar edhe në provat që rëndonin ndaj tij, policia bëri arrestimin e të riut. /Albeu.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img