14,05,2025

Besnik Berisha: Qendra e Shërbimit Emergjent Primar ka nevoje për disa renovime

Must Read

Ferizaj.26.01.2018. Kjo u bë e ditur sot gjatë vizitës që bëri drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha së bashku me udhëheqësin e shëndetësisë Ibush Bakolli, në shërbimin emergjent primar që gjendjet në kuadër të Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Këta ta fundit nga menaxhmenti i QKMF-së janë njoftuar paraprakisht me zhvillimet dhe aktivitete e Qendrës Emergjente Primare, por theks i veçantë ju kushtua vlerësimit të gjendjes së objektit, ngase u ngrit si nevojë e domosdoshme për ndërhyrjen në renovimin e saj. U tha se duhet të angazhohen njerëz profesional arkitekt të komunës ,të cilët duhet të bëjnë edhe paramasat, se sa mund të kushtojë një renovim i tillë.

Po ashtu drejtori Berisha, theksoi se do të angazhohet maksimalisht që të gjeje edhe ndonjë donatore që të bëjë renovimin e objektit në fjale, por në mungesë të donatorëve një gjë e tille, do të bëhet në kuadër të mundësive buxhetore që ka komuna jonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img